Kalo te përmbajtja

Surja En-Nisa 4:46 النساء

Ky është ajeti 46 nga 176 i sures En-Nisa, ajeti 539 nga 6236 në Kuran, xhuzi 5. Në mushafin e Medinës (604 faqe) gjendet në faqen 86.

مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُواْ يُحَرِّفُونَ ٱلۡكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَيَقُولُونَ سَمِعۡنَا وَعَصَيۡنَا وَٱسۡمَعۡ غَيۡرَ مُسۡمَعٖ وَرَٰعِنَا لَيَّۢا بِأَلۡسِنَتِهِمۡ وَطَعۡنٗا فِي ٱلدِّينِۚ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَا وَٱسۡمَعۡ وَٱنظُرۡنَا لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَقۡوَمَ وَلَٰكِن لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفۡرِهِمۡ فَلَا يُؤۡمِنُونَ إِلَّا قَلِيلٗا

Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre dhe i thonë Profetit: “Dëgjuam, por nuk të bindemi”! dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Ra’iná!”63, duke shtrembëruar (shprehjet) me gjuhën e tyre dhe duke shpifur për fenë. Po sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona ne!”, kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata. Allahu i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj ata nuk besojnë, përveç një numri të vogël.

Shënimet e përkthyesit (1)
  1. 63 Kjo fjalë në arabisht do të thotë “na dëgjo” ose “na shiko me respekt”, por në hebraishten-arabe të shekullit të shtatë ishte sharje me kuptimin “O i keqi ynë”.

4:46 · përkthimi: Hasan Efendi Nahi · QuranEnc.com · v1.1.0

Tefsir Surja En-Nisa
0/176
0

0 sevape sot · 0 gjithsej në këtë pajisje

“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëzohet dhjetëfish.” Xhamiu i Tirmidhiut 2910. Numëruar me të njëjtën rregull shkronjash si në aplikacion; një numërim, kurrë një premtim.

0

0 xhevahire në pritje sot

Vlerësuar nga leximi juaj, me të njëjtin kufi ditor si në aplikacion. Xhevahiret fitohen dhe merren në aplikacionin Quran Habit.

0:00
Mishary Alafasy En-Nisa 4:46 0:00 0:00 U lexua, vazhdo

Tefsir · 4:46

Al-Mukhtasar

Prej atyre, që i thonë vetes hebrenj, ka të tillë që e shtrembërojnë Fjalën e Allahut, duke e nxjerrë atë prej kontekstit dhe e interpretojnë atë ndryshe nga kuptimi, për të cilin Allahu e ka zbritur. Ata i thonë të Dërguarit صلى الله عليه وسلم , kur ai u jep ndonjë urdhër: E dëgjuam fjalën tënde, por e kundërshtojmë urdhrin tënd!” Dhe me përqeshje thonë: “Na dëgjo kur flasim, mos dëgjofsh!”. Dhe me thënien e tyre “Raina” hiqeshin sikur dëshironin kuptimin “Na e kushto vëmendjen tënde!”, por në fakt, dëshironin kuptimin “O i marri ynë!”. Ata e shtrembëronin qëllimisht me gjuhët e tyre, duke dëshiruar kështu të mallkonin Profetin صلى الله عليه وسلم dhe të fyenin fenë. Sikur ata të thoshin “Ne e dëgjuam fjalën tënde dhe i bindemi urdhrit tënd” në vend të: “Dëgjuam fjalën tënde, por e kundërshtojmë urdhrin tënd!” apo sikur të thoshin “Dëgjo” në vend të: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”, apo sikur të thoshin “Undhurna - Na shiko, që të kuptojmë atë që po thua!” në vend të “Raina”, do të kishte qenë më e dobishme për ta, sesa ajo që ata thanë në fillim dhe më e matur se ajo, për shkak se do të ishte sjellje e mirë me Profetin صلى الله عليه وسلم. Por ata i mallkoi Allahu, duke i përjashtuar prej Mëshirës së Vet, për shkak të mosbesimit të tyre, prandaj edhe nuk besojnë në atë mënyrë që do tu bënte dobi.

Al-Mukhtasar fi Tafsir al-Quran al-Karim - Dar Al-Mukhtasar for Publishing and Distribution

Xhuzi
5
Numri i fjalëve
38
Mushafi i Medinës (604 faqe)
86
Mushafi IndoPak (610 faqe)
85
Mushafi Naskh (612 faqe)
86
Në cilën sure është ajeti 4:46?

Surja En-Nisa (النساء). Surja 4 nga 114 · 176 ajete.

Në cilin xhuz është ajeti 4:46?

Xhuzi: 5.

Në cilën faqe është ajeti 4:46?

Mushafi i Medinës (604 faqe): 86 · Mushafi IndoPak (610 faqe): 85 · Mushafi Naskh (612 faqe): 86.

Sa fjalë ka ajeti 4:46?

Numri i fjalëve: 38.

Sa shkronja arabe ka ajeti 4:46?

Ajeti 4:46: 176 shkronja, të numëruara nga teksti uthmani që shfaq kjo faqe, pa shenjat e zanoreve.

Ku ndodhet ajeti 4:46 në Kuran?

Ajeti 4:46 është ajeti 539 nga 6,236 ajetet e Kuranit.

Sa ajete ka surja En-Nisa?

Surja En-Nisa ka 176 ajete. Është surja numër 4 nga 114 suret e Kuranit.

Surja En-Nisa është mekase apo medinase?

Surja En-Nisa klasifikohet si medinase.

A mund ta dëgjoj ajetin 4:46?

Po. Ajeti 4:46 luhet këtu në leximin e cilitdo prej 43 recituesve, falas dhe pa regjistrim.

Cili tekst arabisht përdoret për suren En-Nisa?

Teksti uthmani i Hafsit i Kompleksit Mbreti Fahd, i shkruar me shkronjat e vetë Kompleksit, KFGQPC Uthmanic Hafs V22. Çdo numër në këtë faqe, përfshirë 176 ajetet dhe 3,747 fjalët, gjenerohet nga i njëjti tekst.

Kurani fjalë për fjalë dhe zakoni i leximit të përditshëm në një aplikacion falas.

Download on the App StoreMerre në Google Play